Prishtinë, gjatë ditës qarkullojnë 120 mijë vetura

Plani i Qeverisë së Kosovës për mbushjen e arkës shtetërore mbase po funksionon mirë kur është fjala për vendimin për shtyrjen e moshës së veturave të importuara nga 8 në 13 vjet.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, Doganat e Kosovës kanë arritur të mbledhin gjysmën e 20 milionë eurove të paraparë nga sasia e synuar e qeverisë së Kosovës.

Por ky vendim i qeverisë, pos vështirësive që ka krijuar në komunikacion, në masë të madhe kritikohet edhe nga ambientalistët. Ambientalisti Shyqëri Dumani tha për KTV-në se është i shqetësuar me politikat regresive të qeverisë sa i përket kujdesit ndaj ambientit.

Në kryeqytet vetëm brenda 24 orëve qarkullojnë 120 mijë vetura. Ndërkaq, sipas analizave të Policisë së Kosovës, 41 për qind e veturave në tërë territorin e Kosovës janë nga komuna e Prishtinës./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat