
Po ky gjyq, me seli në Bellinzona, para një viti i kishte shqiptuar kosovarit një dënim prej 15 vitesh burg për veprën e përmendur, të cilën e kishte kualifikuar edhe si pjesëmarrje në një organizatë kriminale, shkruan gazeta "Aargauer Zeitung" në versionin online.
Vëllain e të dënuarit kryesor, po kjo gjykatë e kishte dënuar me 2 vjet burg ndërsa të atin e kishte liruar si të pafajshëm.
Motivi për të cilin i është rritur masa e dënimit të dënuarit kryesor është ankesa e Gjyqit Federal, instancës më të lartë (Lozanë) ndaj vendimit të Gjyqit Penal Federal. Lozana kishte kërkuar që, në bazë të disa pikave të e reja të akuzës, të rishqyrtohet vendimi. Kështu, pas shqyrtimit të vendimit në fjalë, Gjykata nga Bellinzona e ka bërë ngritjen nga 15 vjet në 16 vjet burg.
Pikat e reja, nënkuptojnë faktin se ndërkohë është konstatuar edhe një dërgesë prej 20 kg përzierjeje të heroinës që ai e kishte bërë nga Kosova në Spanjë në vitin 2003. Kjo dërgesë ishte kapur në kufirin në mes të Francës dhe Spanjës.
Kompetentë për zbatimin e dënimit të shqiptuar janë autoritetet përkatëse të kantonit Vaud.
Banda të cilës i takonte 45 vjeçari i ridënuar, ka furnizuar tregun e Evropës perëndimore me heroinë që nga mesi i viteve nëntëdhjetë, ka konstatuar gjykata në vendimin e saj./albinfo/