
Ef. Kobilica është bërë i njohur edhe nga fotografia që përshkoi botën, ku kreu i Bashkësisë Islame në Norvegji bashkë me priftin katolik udhëhoqën varrimin e njërit prej viktimave të Anders Behring Breivikut, i cili më 22 korrik vrau 77 persona në dy sulmet në Oslo dhe në ishullin Utoya.
“Ky është momenti më i rëndësishëm në jetën time. Ne punojmë për ata që vijnë pas nesh. Tashmë këtë e kemi bërë. Ky është vendi ynë. Masakra e Srebrenicës dhe 22 korriku në Norvegji nuk duhet të përsëriten. Ju faleminderit shumë”, tha ef Koblica gjatë dorëzimit të çmimit, citojnë mediat vendase.
Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua të premten në mbrëmjen në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo./Drita Islame/