Në krye të ushtrisë serbe emërohet gjenerali që luftoi në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka emruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin Lubisha Dikoviq. Dikoviq, ish-komandant i Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë jugosllave, e cila gjatë vitit 1999 kishte vepruar në Drenicë, është emëruar të hënën shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe.

“Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, e ka emëruar sot Lubisha Dikoviqin shef të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”, raportojnë mediat serbe.

Dikoviq për luftën e zhvilluar në Kosovë, ku u vranë mbi 10 mijë shqiptarë dhe u zhdukën shumë të tjerë, ishte shpërblyer edhe nga ish-presidenti Slobodan Milosheviq.

Ai së bashku me katër komandantë të tjerë që luftuan në Kosovë ishin dekoruar me “Urdhrin e lirisë”, “Urdhrin e heroit kombëtar”, ‘Urdhrin e flamurit jugosllav” dhe “Urdhrin e flamurit të luftës të shkallës së parë”.

Emërimi i tij në këtë post, sipas kryetarit të KMDLNJ-së, Behxhet Shala, është një dëshmi se shteti serb vazhdon “t’i shpërblejë kriminelët, të cilët vranë e masakruan në Kosovë”./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat