Arrestohen dhjetë anëtarët e grupit kriminal serbo-shqiptar

Nën dyshimin e pjesëmarrjes në krim të organizuar kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës përmes operacionit të koduar “Ibri”, dhjetë persona, pjesëtarë të një grupi kriminal serbo-shqiptar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar bën me dije se pas hetimeve relativisht të gjata, në bashkëpunim me njësitë e tjera përkatëse policore u arritën të kapeshin një grup personash të dyshuar për vjedhje makinash në qytetet Prishtinë, Graçanicë dhe Lipjan.

Dhjetë të arrestuarit kanë vepruar për një kohë të gjatë si grup i organizuar (serb dhe shqiptar) duke vjedhur vetura të ndryshme në rajone të ndryshme të Kosovës, të cilat më pas i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e veturave të vjedhura tek pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave. Personat e dyshimtë merreshin edhe me falsifikimin e veturave dhe dokumentacioneve të tyre dhe pastaj të njëjtat i shitnin për përfitime materiale.

Ky grup i organizuar kriminal dyshohet se merrej edhe me trafikimin e substancave narkotike, armëve dhe municioneve të ndryshme luftarake.

Gjatë realizimit të këtij plani policor janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse në disa lokacione (Prishtinë-Graçanicë-Lipjan), ku dhjetë të arrestuarve u janë konfiskuar  armë e objekte të ndryshme të përdorura gjatë aktivitetit kriminal.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:

Radovan.   Zh   (1983)         Serb/Kosovar

Milan.         S   ( 1985)       Serb/Kosovar

Ivica.          E    (1984)       Serb/Serbisë

Ivan .          S    ( 1987)       Serb/Kosovar

Ivana.         S    (1988)        Serbe/Kosovare

Blerim.        N      (1976)       Shqiptar/Kosovar

Bekim.        A    (1972)        Shqiptar/Kosovar

Urosh.         J     (1983)       Serb/Kosovar

Nenad.        K    (1982)        Serb/Kosovar

Maja.          D     (1987)       Serbe/Kosovare

Policia e Kosovës ka sekuestruar në këtë aksion 7 vetura të llojeve të ndryshme,

3 revole kalibrash të ndryshëm, 14 fishekë, 3 kg narkotikë të llojit marijuanë, çelësa kallauz për hapjen e veturave, 1 kompjuter, 3 Lap Top dhe dokumentacione tjera, të cilat mund të përdoren si prova në Gjykatë./noa/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat