
Hetuesi foli për dy të vdekur. Prokuroria bëri të ditur se 75 vetë janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë, njoftoi agjencia Belga. Që prej orës 15:00 gjendja në qytetin Liezhë është sërish nën kontroll.
Sfondi i ngjarjes ishte fillimisht i paqartë. Sipas të dhënave nga organet e drejtësisë, kemi të bëjmë me një sulm terrorist.
Atentatori është një person i dënuar për armëmbajtje pa leje, njoftoi agjencia Belga. Në vitin 2008 ai është dënuar me pesë vjet heqje lirie për armëmbajtje dhe mbjelljen e cannabis.
Televizioni belg RTBF shfaqi pamje të kalimtarëve që largoheshin në panik nga vendi i ngjarjes. Policia ka ndjekur atentatorin në qendër të qytetit, por autoritetet nuk e konfirmuan këtë informacion.
Ekspertët e lëndëve shpërthyese kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Kryeministri i ri belg, Elio Di Rupo, njoftoi se do të shkojë në vendin e ngjarjes ditën e martë./DW/