
Dy policë të stacionit policor në Keqekollë dhe një pylltar janë arrestuar, të cilët dyshohen për shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti, si dhe tre qytetarë nga ky rajon për dhënie të ryshfetit.
“Dyshohet se policët dhe pylltari për një kohë të gjatë në regjionin e fshatit Keqekollë ua kanë mundësuar disa personave të bëjnë prerjen dhe transportin e drurëve në sasi të mëdha, të prera në pyll në mënyrë kundërligjore, për çka kanë marrë ryshfet nga këta persona, të cilët drunjtë i kanë shitur në vende të ndryshme”, njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit./gazetajnk/