
Nga korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al, raportohet se janë arrestuar edhe dy meshkuj serbë ku policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole të tipit Ekol me 18 fishekë të kal. 7.65mm dhe 7 fishekë të pushkës së gjuetisë, tre laptop, një shufër policore, dy pasaporta Jugosllave, tre telefona celular, çelësa të veturave dhe dokumentacione tjera.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Më herët, nën dyshimin e pjesëmarrjes në krim të organizuar kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës përmes operacionit të koduar “Ibri”, dhjetë persona, pjesëtarë të një grupi kriminal serbo-shqiptar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar bën me dije se pas hetimeve relativisht të gjata, në bashkëpunim me njësitë e tjera përkatëse policore u arritën të kapeshin një grup personash të dyshuar për vjedhje makinash në qytetet Prishtinë, Graçanicë dhe Lipjan.