BE dhe Rusia merren vesh për konvojin e ndihmave

Komisioni Evropian dhe Qeveria e Rusisë janë marrë vesh për kalimin e konvojit me ndihma humanitare për serbët e Kosovës, të cilat tash tri ditë janë ndalur në kufirin e Kosovës, Jarinje.

Mediat serbe njoftojnë sot për arritjen e marrëveshjes mbi mënyrën se si të sigurohet kalimi i konvojit me ndihma humanitare ruse për serbët e Kosovës, citojnë mediat serbe Maja Kocijançiçin, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme  e Siguri, Catherine Ashton.

BE është në kontakt me të gjitha palët që kjo u intereson, me qëllim që kjo marrëveshje të zbatohet, ka thënë ajo duke shtuar se e mban shpresa “se të gjithë do të bashkëpunojnë në mënyrë që marrëveshja e arritur të zbatohet sa më shpejt”.

Konvoji, siç kanë deklaruar shoqëruesit rusë, me 300 tonë ndihma humanitare për serbët e Kosovës është ndalur në Jarinë, kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë, tash tri ditë. Këtë pikëkalim e kanë kapërcyer dy kamiona. Një maune është ndalur në vijën kufitare dhe pjesëtarët e EULEX-it nuk e lëshojnë të lëvizë drejt Kosovës.

Nuk janë dhënë hollësi mbi përmbajtjen dhe mënyrën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Por, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq ka deklaruar se janë dy mundësi që konvoji të kalojë në Kosovë: të pranojë përcjelljen e EULEX-it, që do të thotë heqjen e barrikadave, ose që hyrja të realizohet përmes Merdarit./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat