
“Policia e Kosovës në rastin konkret i ka sigurua të gjitha udhëkryqet përgjatë rrugës kryesore nëpër të cilën janë transportuar ndihmat. Të gjitha veprimet tjera lidhur me këtë aktivitet kanë qenë përgjegjësi e EULEX-it, që i ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme, por ne nuk dimë se a janë kontrolluar kamionët se çka kanë brenda apo jo”, ka thënë Hoti.
Mirëpo, burime nga pika kufitare në Jarinje, kanë njoftuar se kamionët me ndihma i janë nënshtruar kontrollit doganor në Jarinje, me ç’rast doganierët e EULEX-it kanë kryer procedurat e kontrollit doganor dhe lejimin e hyrjes së tyre në Kosovë./bs/