Detyronte të bijën 15 vjeçare të prostituonte, bashkë me ndihmën e vajzës tjetër 29 vjeçare edhe ajo prostitutë.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Prato të Italisë, ku policia ndaloi rastësisht 15 vjeçaren shqiptare për një kontroll rutinë, por ajo u rrëfeu atyre se kishte ardhur prej pak kohësh në Itali dhe se ishte futur në rrjetin e prostitucionit nga nëna dhe e motra, edhe ato prostituta.
Duke u kërkuar ndihmë punonjësve të policisë ajo rrëfeu identitetin e tutoreve të saj dhe kërkoi mbështetje që të dilte nga rruga ku ishte futur.
Në dëshminë rrëqethëse të vajzës siç transmetojnë mediat italiane, thuhet se dy familjaret e saj i thoshin se ajo ishte e vogël dhe pikërisht prej njomësisë së saj mund të kishte më shumë sukses dhe do të sillte një tufë parash.
Pas denoncimit të pazakontë, policia e Pratos u vu në lëvizje ku lokalizoi tutoret ndërsa shisnin trupin në rrugë, dhe menjëherë pas verifikimeve përkatëse i prangosi. /noa/