Filipine, stuhia tropikale lë 200 të vdekur

Bilanc dramatik në Filipine i cili rritet nga minuta në minutë. Më shumë se 200 të vdekur të konfirmuar, dhe mbi 400 të tjerë të cilët ende rezultojnë të zhdukur. Stuhia tropikale "Uashi", që ka përfshirë jugun e Filipineve, ka shënuar kështu, një nga bilancet më dramatike për këtë vend të varfër. Sipas ushtrisë, e angazhuar ën operacione për shpëtimin e njerëzve, stuhia ka prekur më së shumti ishullin Mindanao. Deri tani janë gjetur trupat e pajetë të 97 njerëzve që janë nxjerrë nga Cagayan de Oro, një nga portet kryesore të ishullit, ndërsa 75 të tjerë në Iligan, një tjetër port i rëndësishëm jugor. Sipas shifrave në mesditë, ushtria fliste për mediat se 375 persona konsiderohen të zhdukur vetëm në këto dy qytete, por nga gjithë rajoni vijnë telefonata dhe paraqitje në zyra policore për njerëz që nuk i përgjigjen apelit.

"Marina jonë dhe rojet bregdetare janë duke kontrolluar zonën, veçanërisht mes lumit dhe detit, në grykëderdhje, dhe deri tani kemi shpëtuar 18 njerëz. Helikopterët tanë, po krehin relievin për të parë njerëz në rrezik", deklaroi  Roland Amarille, Komandant Brigade
Rreth 100 000 persona janë prekur nga përmbytjet, dhe fati i tyre mbetet ende në duarte ushtrisë, e cila po ndërhyn me kamionë, anije apo helikopter. Shirat që bien që prej 24 orëve kanë shkaktuar daljen nga shtrati të dy lumenjve.

"Ne qëndruam në majë të çatisë. E vetmja gjë që shihnim ishin drita nga elektrikë apo sinjalizues për ndihmë, ndërsa ne bëmë një vrimë në tavan dhe u ngjitëm mbi çati, për t’i shpëtuar ujit", u shpreh një banore e mbijetuar.

"Ne gjetëm dy kufoma këtu, ndërsa tre të tjerë pak më tutje. Ende kërkojmë për trupa të tjerë të pajetë, sidomos në fshatin Cavaliero", tha një banor i mbijetuar.

Pikërisht në këtë fshat janë përjetuar edhe rrëshqitje masive toke. Stuhia, që shoqërohet me erëra me shpejtësi 75 kilometra në orë, po drejtohet sot për në ishullin Palauan. Filipinet goditen çdo vit nga rreth 20 stuhi, duke shkaktuar viktima, por bilanci i sotëm është një ndër më dramatikët./alsat-m/

{flvremote width="660" height="450"}http://alsat-m.tv/files/video/video_lajm/2011/12.Dhjetor 2011/17.12.2011/ADMIR 1__171211.flv{/flvremote}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat