Një i ri prishtinas, ka gjetur vdekjen në orët e hershme të mëngjesit, në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në semaforin përball kompleksit “Santea” në Prishtinë. Burime te gazetës “Zëri”, thotë se i vdekuri në aksident, është Shpëtim Berisha, punëtor i agjencisë turistike “Altavia Travel” nga Prishtina.
Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur mijëra banor që jetojnë buzë semaforit, ka ardhur kur kur i ndjeri me një makinë të agjencisë turistike “Altavia Travel”, është goditur nga një autobus i trafikut urban i linjës “7 B”.
Dëshmitarët okularë, por edhe gazetari i “Zërit”, i cili ka qenë i pranishëm aty, kanë treguar se shoferi i makinës të agjencisë turistike “Altavia Travel”, ka mbetur i vdekur në vend.
Pas një kohe, në vend të ngjarjes kanë ardhur edhe dy vetura të shërbimit emergjent, dhe dy vetura të brigadës së zjarrfikëseve, por pas pakë minutash, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, pasi që ndihma e tyre me vonesë ka qenë e panevojshme për të ndjerin Berisha.
Një polic i Kosovës i cili ishte i pranishëm aty tha se si autobusi, ashtu edhe vetura kanë qenë duke zhvilluar shpejtësi më shumë se sa është e lejuar brenda qytetit. Sipas tij, as vetura, por as autobusi nuk kanë pasur shenja frenimi.
Ai tha se përpos shpejtësisë, shkaktar kryesor është edhe semafori, i cili prej më shumë se 4 ditësh nuk funksionin.
Kufoma e të ndjerit Berisha, prej më shumë se një orë ka qëndruar e varur në dritare të veturës e mbuluar me një batanije, ku ka tronditur banoret e shumtë të kompleksit buzë semaforëve.
Edhe banorë të lagjes, ku shumë nga ta kanë mundur të shohin direkt aksidentin, thonë se janë tmerruar nga ajo që e kanë parë.
Sipas tyre, përgjegjës për këtë që ka ndodhur është komuna e Prishtinës, e cila, prej kohësh, nuk ka ndërmarrë asgjë për të rregulluar këtë semafor, i cili është më i frekuentuari në Prishtinë.
Pas ndërtimit të rrugës me katër korsi, semafori te kompleksi “Santea” është shndërruar në një pikë të zënë, ku aksidentet me të lënduar shënohen thuajse çdo ditë.
Ngasja e veturave më shumë se shpejtësia e lejuar brenda qytetit, por dhe mos rregullimi si duhet i komunikacionit kanë qenë shkaktaret kryesor që ka ardhur deri të aksidenti në këtë semafor i cili gjendet në qendër të Prishtinës./zeri/