Izraeli liron 550 të burgosur palestinezë

Autoritetet izraelite do të lirojnë sot në mbrëmje 550 të burgosur palestinezë, ku bën pjesë dhe franko-palestinezi Salah Hamouri, në kuadër të fazës së dytë të një këmbimi të burgosurish, që ka mundësuar lirimin e ushtarit izraelit, Gilad Shalit.

Gjykata e Lartë izraelite hoqi pengesën e fundit duke hedhur poshtë kërkesat kundër lirimeve.

Sipas një marrëveshjeje të arritur me islamikët palestinezë të Hamasit, në sajë të ndërmjetësimit të Egjiptit, Izraeli liroi më 18 tetor kontingjentin e parë prej 477 të burgosurish palestinez, në po të njëjtën ditë që u lirua dhe Gilad Shalit, i burgosur për më shumë se pesë vjet nga Hamasi në Rripin e Gazës./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat