Dhuna në Kairo (Video)

Dhuna e përgjakshme që ka hyrë në ditën e tretë të protestave në Egjipt, ka shfaqur pamje tronditëse. Policia Ushtarake e Egjiptit ka ushtruar dhunë të shfrenuar ndaj protestuesve. Një pamje që ka shokuar opinionin është ajo e dhunës së disa policëve ndaj një gruaje të pambrojtur.

Në protestat e dhunshme në sheshin Tahrir, kanë lënë 10 të vrarë dhe qindra të lënduar. Një xhirues i fshehur ka postuar në Youtube një video që tregon për dhunën ekstreme që është përdorur ndaj protestuesve.

Në pamje shihen dhjetëra policë duke goditur një grua me shufra në kokë dhe e cila mundohet sado pak të mbrojë kokën.

Pak sekonda më pas shihet një polic tjetër tek shkelmon një të ri e ndërkohë edhe kërcen mbi të me këmbë. Më tutje në video shihet edhe një turmë prej dhjetëra policë tek sulmojnë kampin e protestuesve afër Parlamentit të Egjiptit.

Agjencia e lajmeve Associated press ka raportuar se policia egjiptiane nuk ka kursyer dhunën as ndaj femrave e as ndaj pleqve.

AP po ashtu ka raportuar edhe për dëshminë e viktimës Aje Emad (24), e cila është sulmuar nga policia. Ajo ka thënë se policët e kanë kapur për flokë, më pas e kanë goditur me shufra dhe me elektroshok. /Indeksonline/

{youtube width="660" height="450"}tdOYTo_DTjA{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat