Largohen nga Iraku ushtarët e fundit amerikanë

Ushtarët e fundit amerikanë u larguan sot në mëngjes nga Iraku duke përfunduar kështu tërheqjen e plotë nga ky vend, që e kishin pushtuar për rreth nëntë vjet, i konfirmoi një oficer një gazetari në kufi.

Më 20 mars 2003, forcat amerikane u futën masivisht në Irak për të rrëzuar ish-diktatorin Saddam Hussein, ekzekutuar që prej asaj kohe.

Në këtë vend do të qëndrojnë vetëm 157 ushtarë amerikanë të ngarkuar për trajnimin e forcave irakiane dhe një kontigjent nga Marina për mbrojtjen e ambasadës në Bagdad.

Karvani i fundit i përbërë nga 110 makina që transportonin rreth 500 trupa, të cilët i përkisnin brigadës së tretë të divizionit të parë ka kaluar kufirin në orën 07:30 .

Ushtria amerikane, që ka numëruar deri tani 170 000 trupa ka lënë 505 baza në Irak./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat