Në këto çaste ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari” avioni i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila pasj pak minutash do të pritet me nderime nga Garda Ceremoniale e FSK-së.
Kancelarja Merkel do të takohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin pas takimit do të mbajnë një konferencë e përbashkët për media.
Merkel gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë./kosovapress/