Siria nënshkroi më në fund planin e paqes së Ligës Arabe.
Firma është hedhur nga Zv.Ministri i Jashtëm i Sirisë Fajsall Mekdad nga Kajro të Egjiptit.
Pas këtij zhvillimi, tensioni në Siri ka arritur kulmin.
Vazhdojnë përleshjet dhe në ngjarjet e fundit kanë vdekur 15 opozitarë dhe 6 ushtarë sirianë.
Me nënshkrimin e planit të paqes së Ligës Arabe nga ana e Sirisë që e kishte zvarritur këtë firmosje për një kohë të gjatë, udhëheqja e Damaskut pranon në vend hyrjen e vëzhguesve të Ligës Arabe.
Edhe Ministri i Jashtëm, Velid Muallim, theksoi se u sigurua marrëveshja mbi ndryshimet që kishte kërkuar qeveria siriane në lidhje me protokollin e Ligës Arabe. "Nëse nuk do të ishin bërë ndryshimet atëherë ne nuk do ta pranonim Protokollin" u shpreh Muallim./trt/