Dacic kërkon polici serbe në veri të Kosovës!

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic kërkon vendosje të policisë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

"Ne për fat të keq nuk kemi ushtri apo polici në këtë pjesë të territorit të Serbisë. Ndoshta do të ishte mirë, për të gjithë, që në veri të Kosovës të ekzistoj policia serbe”, ka thënë ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.

Ministri serb vlerëson se disa gjëra nuk varen nga qeveria e Serbisë, ashtu sic është edhe cështja e integrimit në BE.

Në kohën e bllokimit të konvojit të “ndihmave” ruse në Jarinjë, është vërejtur se qytetarët serbë nuk i kanë dëgjuar përfaqësuesit e tyre. Në pyetjen se a ka ndikim Serbia te serbët në veri të Kosovës, Dacic thotë se “kjo situatë ka kërcënuar probleme serioze”.
“Ndoshta do të ishte mirë për të gjithë që në veri të Kosovës të ekzistoj policia serbe, sepse do të ishte dikush që do ta kontrollonte situatën. Në njërën anë duhet të ndahen kërkesat e arsyeshme të serbëve dhe të merret parasysh realiteti politik e nevojat për barrikadat, e në anën tjetër duhet ndarë kaosin dhe anarkinë, që mund të ndodhë, nëse këtë proces nuk e kontrollon askush. Mendoj se këtë duhet ta kontrollojnë liderët e serbëve të Kosovës”,- theksoi Dacic për mediat serbe./balkanweb/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat