Një vendim i tillë gjyqësor ka tronditur Gjermaninë. Adolf B., 69 vjeç, është dënuar me vetëm 2.8 vite burg pasi ka bërë seks me të bijën për 34 vite. Seksi me vajzën, Renate, nisi kur ajo ishte 12 vjeç dhe zgjati derisa ajo u bë 46 vjeç. Adolf B. ngjizi tre fëmijë me të bijën, dy prej tyre vdiqën. Por gjykata thotë se seksi është bërë në mirëkuptim dhe nuk ka pasur përdhunim. Megjithatë Adolf B. do përfundojë në burg për shkak se incesti është i dënueshëm.
Prokuroria kishte kërkuar 14 vite burg. Akuza: Ai e ka përdhunuar vajzën e tij të paktën 497 herë. Abuzimi ka zgjatur deri në mars të vitit 2011 kur edhe ai është arrestuar.
Por Adolf B. thotë se seksi ka qenë me mirëkuptim. “Madje asaj i ka pëlqyer kjo,” tha ai në gjyq.
Gjykata ka dyshuar në deklaratat e Renate-s. Kjo e fundit thotë se babai e ka kërcënuar se do e vrasë nëse do fliste me dikë për këtë çështje./gazetatema/