Zvonko Veselinoviq, është arrestuar në orët e pasdites. Ai konsiderohet si kapoja i kriminalitetit në Veri të Kosovës.
Siç raporton B92, Zonko Veselinoviq është kapur në territorin e Kopaonikut, me dyshimin se ishte angazhuar në aktivitete kriminale.
Sipas B92, Veselinoviq u arrestua me vëllain e tij, i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme kriminale.
Arrestimi i tyre bëhet vetëm disa ditë pasi komandanti i KFOR-it e pranoi edhe publikisht se Zvonko Veselinoviq, është një prej personave të dyshuar që ka shkaktuar trazira në veri të Kosovës.
Veselinoviq dyshohet se është koka e kontrabandës dhe kriminalitetit në veri.
Në të njëjtën kohë ai dyshohet se është edhe një prej personave që ka gisht në vrasjen e policit, Enver Zymberi në korrik të këtij viti./rtk/