Aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë – Pejë ,15 të lënduar

Rreth 20 automjete të ndryshme janë përfshirë në një aksident të rëndë zinxhiror komunikacioni, në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të rrugës për në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Në këtë aksident janë lënduar të paktën 15 persona, kryesisht me lëndime të lehta trupore, ka konfirmuar për Express, Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në të dy anët e rrugës së Urës së Madhe.

Në njërën anë një autobus është përplasur me një kamion, ndërsa në anën tjetër të rrugës disa makina kanë goditur njëra-tjetrën në mënyrë zinxhirore.

Nga ky aksident kolonat e automjeteve kanë bllokuar komunikacionin, ndërsa gjatësia e tyre ka arritur deri në 3 kilometra.

Më shumë se 4 ambulanca kanë bartur të lënduarit, ndërkohë që policia është munduar të zhbllokojë komunikacionin.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat