UP-ja kundërligjshëm akomodon burrin e presidentes

Statuti i UP-së përcakton që “asistent i ri” në Fakultetin e Mjekësisë s’mund të bëhesh nëse ke kaluar të 30-at. Kjo normë nuk ka vlejtur për bashkëshortin e presidentes Jahjaga, Astrit Kuçi. Ai ka 36 vjet dhe ka marrë recension pozitiv për t’u bërë “asistent i ri” në stomatologji. E, për të mos pritur përfundimin e gjithë procedurës, UP-ja e ka angazhuar tashmë në mësimdhënie. Pos dokumenteve, kurrkush nuk flet për rastin.

Universiteti i Prishtinës është në proces të zgjedhjes së bashkëshortit të presidentes Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi, për asistent në Degën e Stomatologjisë. Derisa të mbarojë punë me procedurat, është kujdesur ta angazhojë në mësimdhënie si bashkëpunëtor.

Kuçi nuk i plotëson kriteret e parapara me Statutin e UP-së për ta marrë thirrjen “asistent i ri”. Ai është 36 vjeç. Ndërkaq, në konkurrencë me 11 kandidatët e tjerë për këtë thirrje akademike, është i treti nga fundi sa i takon edhe lartësisë së notës mesatare./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat