Prishtinë: Hajni i çantave ther me thikë një qytetar

 

Një person është goditur disa herë me thikë pasi ka tentuar të ndalojë grabitjen e çantës së një vajze. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, në afërsi të Shkollës Fillore “Dardania”. Policia nuk ka bërë të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë sherr, por njofton se viktima që është goditur me thikë është shtruar menjëherë në spital, transmeton koha. Më pas ka nisur dhe ndjekja e sulmuesit, i cili është kapur në një nga lagjet e Prishtinës, me ç’rast atij i është gjetur çanta e grabitur nga vajza.

 

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat