Polici arrestohet për shkak të dhunës familjare

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kryer vepër penale për dhunë familjare.

Në një njoftim për media të Inspektoratit thuhet se të dielën rreth orës 11.20, përmes qendrës operative komunikuese Pejë është raportuar një rast i dhunës familjare.

Me të pranuar informatën stacioni policor Pejë ka dalë në vend të ngjarjes ku ka konstatuar se personi i cili kishte përdorur dhunë në familje kundër gruas së vet ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës në Qendrën Operative Komunikuese Rajonale Pejë, bënë të ditur kosovapres.

Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vend të ngjarjes dhe pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, është kontaktuar prokurori kujdestar komunal Pejë, i cili ka dhënë urdhër për ndalim për 24 orë, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është liruar për në shtëpi.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat