Shkup, profesori pedofil abuzon seksualisht me 10 nxënës të mitur

Në një shkollë të mesme në lagjen Dracevë të Shkupit, një profesor i lëndës së historisë ka abuzuar seksualisht me 10 nxënës të mitur.

Abuzimi ka ndodhur gjatë një periudhe të gjatë kohore, derisa një nga nxënësit e ka denoncuar atë  para prindërve të tij në shtëpi. Mësuesi i dyshuar për pedofili J.I. (57) nga Shkupi është lajmëruar në polici dhe tani janë  duke u zhvilluar hetimet nëse kryerësi i kësaj vepre penale ka abuzuar edhe me fëmijë tjerë të mitur.

Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se shpejti do të zbardhet rasti dhe detajet, ndërsa abuzuesi do të përballet me drejtësinë. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat