Jahjaga më e paguara, Thaçi i 13-ti

Kryeministri Hashim Thaçi, ndonëse e ka shtëpinë më të madhe nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës, me rreth 1 mijë metra katrorë, ai nuk gjendet as në “toplistën” e 10 më të paguarve që punojnë në institucionet shtetërore.

Ai bazuar në listën e pagave të zyrtarëve të lartë të institucioneve kyçe në Kosovë, të cilën e posedon gazeta, është renditur i trembëdhjeti. Derisa ajo që ka pagën më të madhe në vend, presidentja Atifete Jahjaga, vazhdon që të jetojë me qira.

Bazuar në këtë listë, Thaçi ka pagën 1 mijë e 443 euro në muaj. Këtë pagë kryeministri e merr qe disa vjet, ndërkohë që ai ka nisur të ndërtojë një shtëpi gjigante në periferi të Prishtinës. Për këtë ndërtim, kryeministri në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Antikorrupsion, ka thënë se ka marrë kredi.

Në anën tjetër, njeriu që merr pagën më të lartë në institucionet shtetërore, e që vazhdon të jetojë me qira është e para vendit, Atifete Jahjaga. Kjo ka dyfishin e pagës së kryeministrit.

Me koeficientin e pagës 15.44, e para e shtetit merr pagën më të lartë nga buxheti i Kosovës, shumën 2 mijë e 837 euro. Pak më të vogël pagën se presidentja e vendit, e ka drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka dhe atë gjithsej 2 mijë e 653 euro./zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat