Një polic mbeti i plagosur pas përleshjeve mes policisë dhe çifutëve ultra-ortodoksë në qytetin izraelit të Beit-Shemesh, pranë Jeruzalemit.
Sipas mediave ndërkombëtare përplasje ka nisur fillmisht mes hebrenjve laike dhe ultra-ortodoksëve meshkuj, për shak të ndarjes së rreptë gjinore.
Rreth 300 ultra-ortodoksë banorë të qytetit sulmuan policinë me gurë dhe vezë dhe duke djegur kazanët e mbeturinave, ku mbeti i plagosur një oficer.
Përleshje të tilla janë bërë më të shpeshta në Izrael gjatë viteve të fundit, pasi autoritetet kanë sfiduar përpjekjet e ultra-ortodoksëve çifutë për të veçuar gratë në vende publike.Ultra-ortodoksët çifutë përbëjnë 10% të popullsisë në Izrael. Komuniteti ka një normë të lartë të lindjes dhe kjo po rritet me shpejtësi.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u zotua të dielën për t′i dhënë fund përpjekjeve për të zbatuar ndarjen e sekseve. /albeu.com/