Shumica e vozitësve i lënë veturat në kufi dhe kalojnë kufirin në këmbë

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, vozitësit i lënë veturat e tyre në kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në këmbë kalojnë kufirin.

Nëse keni targa të Serbisë, dhe dëshironi të kaloni në Kosovë, duhet të paguani 60 euro në vendkalimin administrativ. Nga ana tjetër, nëse keni targa të Kosovës (KS), duhet ti paguani 105 euro nëse dëshironi të kaloni në Serbi. Nëse vetura juaj posedon targa RKS, atëherë në vendkalimin kufitar ju do ti largoni ato të Kosovës dhe do të vendosni targa "Provë" që kushtojnë 3000 dinarë dhe do të paguani sigurim prej 500 dinarë për një ditë.

Kështu në përgjithësi duket marrëveshja për Lëvizjen e lirë në vendkalimet administrative Kosovë - Serbi, e cila dje ka hyrë në fuqi.

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje është e përkohshme.

"Kosova nuk është anëtare e sigurimit ndërkombëtare, nuk ka karton të gjelbër dhe për këtë arsye ata vet i caktojnë çmimet e sigurimit. Kjo situatë do të vazhdojë deri sa të asociacioni i shoqatave të sigurimeve nuk arrin një marrëveshje, çka presim të ndodhë shumë shpejt.

Dje në vendkalimin kufitar të Merdares nuk ka pas edhe shumë qarkullim. Shumica e vozitësve me targa serbe që ka udhëtuar nga Serbia drejt Kosovës i ka lënë veturat e tyre në kufi dhe ka kaluar në këmbë kufirin, ndërsa ato me KS, po thuaj se as që ka pasur./presheva.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat