Shqiptarët në veri të Mitrovicës bllokojnë rrugën

Banorët shqiptarë të Lagjes së Doktorëve të fshatit Suhodoll në veri të Mitrovicës, në shenjë të pakënaqësisë me ndërprerjen e energjisë elektrike të mërkurën kanë bllokuar rrugën.

“Kemi bllokuar rrugën pasi që serbët me qëllim janë duke na diskriminuar me furnizim me energji elektrike. Ata po na ndalin rrymën vetëm ne shqiptarëve, ndërsa fqinjët serbë asnjëherë nuk janë pa rrymë”, ka thënë, Musa Zeneli banor i lagjes së ‘Doktorëve’.

Në fillim të kësaj lagjeje është një ndërtesë shumëkatshe që e ka ndërtuar Qeveria e Serbisë dhe në të janë të vendosura disa familje. Në të asnjë herë nuk ndalet rryma, ndërsa ne, shqiptarëve na ndalet për çdo ditë dhe atë me orë të tëra”, thotë Zeneli.

Rruga e bllokuar shpie për në fshatrat në veri të Mitrovicës si Suhodolli i Epërm që është i banuar me shqiptar e serb si dhe fshatrat tjetra si, Vinarci i Poshtëm, Vinarci i Epërm, Gushafci e Çabra, të gjitha fshatra të banuar me shqiptarë./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat