Në Maqedoni ka gjithsej 1842 objekte ortodokse në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe 580 xhami me të cilat disponon Bashkësia Fetare Islame (BFI).
Kjo bëhet e ditur në publikimin “Karta e objekteve fetare në Republikën e Maqedonisë”, e cila u promovua nga ana e botuesit, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.
Përndryshe, sipas këtij regjistri më shumë kisha ka në rajonin e dioqezës së Resnjës dhe Manastirit - 505, ndërsa më pak në atë të Strumicës.
Ndërsa më shumë xhami ka në Myftininë e Shkupit – 115.
Drejtoresha e këtij Komisioni, Valentina Bozhnovska se pos 15 kishave të regjistruara, 7 bashkësive fetare dhe 7 grupeve religjioze, shumë shpejtë mund të pritet edhe kërkesa për regjistrimin e një grupi të ri religjioz nga korpusi fetar ortodoks./zhurnal/