Muslimanët amerikanë bojkotojnë mbledhjen e Bloomberg me temë "Dialogu midis feve"

Myslimanët amerikanë, të futur në listën e zezë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe CIA-s, do të bojkotojnë mbledhjen vjetore me temë "Dialogu midis Feve" të Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

15 liderë myslimanë kanë deklaruar se nuk kanë për të marrë pjesë në mëngjesin me temë "Dialogu midis Feve" që Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut organizon çdo vit.

Liderët të cilët thonë se janë në ndjekje të vazhdueshme, problemet e tyre i shprehën me anë të një letre që i dërguan Michael Bloomberg-ut.

Në letër, shprehej shqetësimi i futjes së myslimanëve në mënyrë sistematike në listën e zezë.

Shtypi, muajt e kaluar i kishte kushtuar një vend të gjerë lajmit në lidhje me punimet e inteligjencës ku në shënjestër janë myslimanët.

Autoritetet, duke e përgënjeshtruar lajmin kanë thënë se punimet e mbledhjes së informacioneve janë diçka rutine dhe ligjore,si dhe ishin mbrojtur se përkundrejt myslimanëve nuk është duke u bërë një punë ekskluzive.

Kurse myslimanët nuk i kanë parë si të besueshme këto deklarata.

Në muajin gusht kishin dalë në dritë punime që tregonin se policia kishte filluar fushata të shërbimit të fshehtë që përbëheshin edhe nga përpjekjet për t'u infiltruar nëpër mëhallat myslimane dhe nëpër xhami./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat