Sao Tome njeh shtetin e Kosovës?

Një ditë para përmbylljes së vitit 2011, Kosova ka fituar edhe një njohe. RTK duke u thirr në burimet e saja brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se Sao Tome bëhet shteti i 86 që njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës. Sipas këtyre burimeve nota verbale për këtë njohje pritet të arrij ditëve në vijim. Sao Tome përbëhet nga dy ishuj dhe ka 200 mijë banorë.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale. Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Kuvajti saktësisht me 11 tetor. /indeksonline/



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat