Zjarr në Hasanbeg, gjashtë familje mbesin pa kulm mbi kokë

Gjashtë familje të lagjes Hasanbeg të Shkupit kanë mbetur pa kulm mbi kokën. Shtëpinë e tyre mbrëmë janë shkrumbuar deri në themel. Për fat të mirë viktima apo të lënduar nuk pati përveç dëmeve materiale të cilat janë të mëdha. Në fakt bëhet fjalë për shtëpi-baraka.

Nga shkaqe tashmë të panjohura, zjarri fillimisht kishte përfshirë njërën prej tyre, por për pak çaste stuhitë  përfshinë edhe pesë tjera. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri nuk përfshiu edhe shtëpi të tjera.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtues të institucioneve shtetërore dhe lokale të cilët premtuan ndihmë për sanimin e gjendjes. Njëra nga familjet me dëshirë të saj u strehua në qendrën pranuese të kryqit të kuq kurse pesë të tjera u vendosen tek të afërmit e tyre. Alsat-M


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat