Çudia në Koren e Veriut, zbulohet ushtari gjigant (FOTO)

Varrimi i drejtuesit të Koresë së Veriut Kim Jong Il ka treguar jo vetëm lotët kolektiv të vendit që jeton në diktaturë, por edhe një tjetër çudi. Në ceremoninë e varrimit mes mijëra ushtarakëve në sheshin kryesor, kamerat kanë kapur një ushtar gjigant.

Trupi i ushtarit dallohet mbi gjithë të tjerët. Sipas llogarive, në fotot ai duket gati sa dyfishi i ushtarëve të tjerë. Duke marrë si gjatësi mesatare të një ushtari koreanë 170 centimetra, gjiganti që duket në foto mund të jetë rreth 240 cm.

Foto dhe videoja ku duket gjiganti janë analizuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga shërbimet sekrete. Të gjithë bien në një mendje se fotoja nuk është e falsifikuar, por ajo që nuk i japin dot përgjigje është se si ka arritur Korja e Veriut, një vend i varfër ku njerëzit janë të kequshqyer që të kenë një ushtar të përmasave të tilla./NOA/{jathumbnail off}



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat