Qeveria e SHBA ka vendosur që të tërhiqet ushtarakisht nga Republika e Kosovës, por lajmi është pritur keq nga disa analistë dhe diplomatë shqiptaro-amerikanë të cilët kanë shprehur shqetësimin për pasiguri të mundshme në Kosovë, njofton Agjencia e Lajmeve, NOA.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka zhvilluar menjëherë takime me autoritete më të larta amerikane, duke argumentuar nevojën për praninë amerikane në Kosovë. Kosova përballet me pasiguri serioze dhe se trupat amerikane janë e vetmja pengesë e vërtetë ndaj qëllimeve ekspansioniste të Serbisë, konstaton Liga Shqiptaro-Amerikane.
Ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke vlerësuar se prania ushtarake amerikane është vendimtare për stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Ai tha se gjatë vizitës që do t`i bëjë Beogradit do të kërkojë nga Presidenti serb Tadiç, që ta njoh Kosovën./rtk/