Shqiptarët harxhojnë shumë pak kohë për t′u argëtuar apo për t′u marrë me punë vullnetare. Këto janë të dhënat e publikuara nga një studimi i fundit i Institutit të Statistikave mbështetur nga UNFPA në të cilin rezulton se popullsia e moshës nga 20 deri në 74 vjeç shpenzon vetëm 1 minutë për argëtim dhe vetëm 2 deri në 3 minuta në punë vullnetare për të ndihmuar të tjerët.
Sipas këtij studimi shqiptarët harxhojnë akoma më pak kohë për të lexuar ku vetëm 5 deri ne 8 minuta në ditë, i kushtohet leximit. Meshkujt harxhojnë 69% të kohës në punë të paguar ndërsa femrat 38% te kohës.
Ndryshimi më i madh ndihet në shtëpi, ku femrat harxhojnë gati 2 ore e 30 minuta për gatim në ditë, rreth 2 orë për pastrim dhe hekurosje. Ne krahasim me meshkujt atyre u duhet të harxhojnë shumë kohë me menaxhimin e punëve në familje, por edhe për kujdesin ndaj fëmijëve. /albeu/