Bosnjë, kapen 18 emigrantë kosovarë

18 shtetas të Kosovës janë ndaluar nga policia boshnjake në kufirin midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Sipas mediave boshnjake, kosovarët po tentonin që në mënyrë të organizuar përmes rrugëve ilegale në rajonin e komunës boshnjake të Tomislavgradit të futën në territorin e Kroacisë.

Policia kufitare e BH-së bëri të ditur se dy boshnjak ishin organizatorë të trafikimit të emigrantëve ilegal kosovar, me ç`rast në mesin e të ndaluarve kanë qenë edhe rreth 10 fëmijë të moshës së mitur. Trafikimi i tyre ishte organizuar me dy makina, njëra me targa italiane dhe tjetra me gjermane.

Autoritetet boshnjake theksuan se të ndaluarit i janë dorëzuar shërbimit për emigrantët dhe të huajt, të cilët pritet të bëjnë deportimin e shtetasve të Kosovës drejt vendit të tyre. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat