Tadiç në Kosovë për bozhiq

 

Presesidenti i Serbisë Boris Tadiç planifikon të vijë në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse.

Këtë vizitë të kreut të shtetit serb e konfirmoi për Klan Kosovën, zëdhënësja e tij, Jasmina Stojanov. Tadiç pritet të arrijë në Patrikanën e Pejës mbrëmjen e së premtes, ku edhe do ta kalojë natën, ndërkaq të shtunën e ka ndërmend të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit, në Manastirin e Deçanit. Pas këtij riti fetar, është planifikuar edhe një deklaratë për media. Zëdhënësja Stojanov tha se presidenti Tadiç nuk e ka ndërmend të flasë për politikë./rtk/

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat