Tadiq: Kjo është toka jonë

Presidenti serb Boris Tadiq deklaron se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se dënon dhunën, sipas tij, të regjistruar një ditë më parë.

“Kjo është toka jonë, Gëzuar Krishtlindjen”, uroi Tadiq, duke lëshuar kështu një tjetër deklaratë të fortë nga territori i Kosovës së pavarur, transmeton Indeksonline.

Një ditë më parë Tadiq pas shumë vështirësish arriti të futet në territorin e Kosovës. Rruga e tij për në Manastirin e Deçanit u pengua disa herë megjithatë ai arriti në Deçan nëpërmjet rrugës tokësore rreth orës 18:00.

Eskorta e tij u sulmua nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të Deçanit, të cilët gjatë gjithë ditës protestuan kundër kësaj vizite.

Disa gurë u hodhën në makinat e EULEX-it të cilat po e shoqëronin delegacionin serb, edhe pse turma tashmë ishte izoluar nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Forca të mëdha të sigurisë, si nga Policia e Kosovës po ashtu nga ato të EULEX-it e KFOR-it u shtrinë në Deçan duke ofruar kështu një siguri të nivelit të lartë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat