Suedi, shkarkimi nga interneti shpallet religjion

Shkarkimi nga interneti është tashmë një veprim religjioz, të paktën në shtetin suedez. Në mënyrë paradoksale, shkarkimi dhe shkëmbimi i fajllave në web mbetet i jashtëligjshëm.

Ka zgjatur dy vjet beteja për shpalljen e religjionit të ri dhe disa tentativa nga themeluesit, por Kopimismi i lindur në 2010 është shndërruar në një religjion, jo më një sekt i thjeshtë.

Simbolet e shenjta të kultit nuk mund të mos ishin Ctrl+C dhe Ctrl+V kombinimi i tasteve të veprimeve kopjo dhe ngjit. Besimtarët e këtij religjioni janë që tani disa mijëra, numri i tyre me siguri do të jetë në rritje pas vendimit të autoriteteve suedeze.

Zyrtarizimi ka ardhur që përpara Krishtlindjeve, ka deklaruar Isak Gerson, student filozofie, nismëtar i iniciativës dhe kryetar i Kishës së Kopjimit.

“Të kopjuarit është një gjë e shenjtë dhe e mirë pa diskutim”, - ka nënvizuar studenti. “Mendoj që tani shumë njerëz do të kenë kurajën të dalin haptazi, pasi shumë prej tyre kanë ende frikë sepse kopjojnë apo shkarkojnë këngë”.

Si në çdo religjion tjetër edhe në këtë rast nuk mungojnë urdhëresat, për Kishën e Kopjimit informacioni është i shenjtë dhe kopjimi është një urdhëresë./albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat