Ish gruaja e Tadiqit iu bashkua kundërshtarëve të tij shqiptarë

Veselinka Zastavnikovic, një murgeshë nga Peja iu bashkua kundërshtarëve shqiptarë të presidentit serb, Boris Tadiq. Kjo vetëm për faktin se Tadiq është ish-burri i saj.

Klan Kosova ka raportuar sonte se Veselinka që shërben në Patrikanën e Pejës ka kërkuar nga KFOR-i transportimin e saj për në Budisalc të Klinë, në mënyrë që të evitojë përballjen e mundshme me ish-bashkëshortin e saj.

Kërkesa i është plotësuar dhe murgesha që tani ka emrin Irina do të qëndrojë deri të dielën në manastirin e komunës së Klinës.

Veselnika dhe Tadiq ishin të martuar për 16 vjet, kurse ajo shërben si murgeshë në Pejë që prej vitit 2002.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat