Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliç tha se serbët kanë mbijetuar në sajë të Sheriatit.
"Në sajë të Sheriatit, në ato vende ku sundoi Sheriati, mbijetuan ata të cilët nuk shin mysliman. Sikur mos të ishte Sheriati asnji nuk do të kishte mbijetuar. Dhe fqinjët tanë të cilët i përbuzin dhe i akuzojnë Turqit për të gjitha të këqijat në botë dhe Sheriatin parasegjithash, sikur të dinin se çfarë është Sheriati do ta vlerësonin atë më shumë se ne, dhe për ekzistimin e tyre duhet t’i faleminderohen Sheriatit. Sepse aty ku nuk ishte Sheriati nuk mbijetoi askush që nuk ishte sikurse ai që sundonte në këtë periudhë. Dhe të sundosh 500 vite , siq tha njëri, sikur ti përkledhnin kishin për t’i shlyer të tërit. Dhe pastaj dikush përmend ngulitjet në hunj dhe për ndonjë zullum turk.” tha Myftiu Muhamer Zukorliq në tribinën e mbajtur nga “Revija Sanzhak”: Izolimi i kriminaliteit – themel i ekzistencës së bashkësisë ,e cila është emituar në televizionet lokale dhe në YouTube.
Pyetjes së pjesëmarrësëve, se “Çka të bëjmë ne boshnjakët, po na vrasin ndërsa asnjë vrasje deri më tani nuk është ndriquar?, ai u përgjegjë:
Ne jemi në një situatë të Kampit të përqëndrimit. Ju e dini si duket një kamp i tillë. Brenda në kamp është një popull, të gjithë janë të dobët për nga shëndeti, ndërsa për rrëth tyre ekzistojnë rojtarët e kampit, drejtuesit, ata e marrin atë që nuk ju pelqen, ia humnbin fijen, ska hetime, ska asgjë.
Në të njejtën situatë janë edhe serbët, vetëm se në këtë rast kundër nesh janë të bashkuar edhe udhëheqja e dobët dhe kriminelët, e ky është kombinimi më i keq që i mundur.
Nuk di a ka njeri në mesin tonë që e ndinë veten të mbrojtur nga policia serbe? Jo, të gjith ne policinë e konsiderojmë si diqka e rrezikshme, normal se diqka është zbutur, por të kthehemi si ka qenë para disa viteve, nuk mund krejt leht të harrohet.
Dhe nuk e di a e ndinë pushtetin si pushtet të vetin, edhe pse e ka votuar, dhe dikush thot pushteti ynë, çfar i yni, pushtet i zi. Pra këto janë fakte. Ne është dashtë të kalojmë nëpër këto periudha, - sikurse për të arritur deri te thartira duhet kaluar nëpë procsin e alkoholit, për të arritur deri te ngritja vetëdijës institucionale të boshnjakëve, dhe dhasht zoti të jep rezultate, potencoi në mes tjerash Myftiu para të pranishmëve në këtë tribinë. /Infosot/