Disa ditë pas publikimit, është censuruar njëra prej spoteve promovuese të turizmit të kryeqytetit "Eja në Prishtinë". Klan Kosova ka raportuar se në këtë video të punuar nga Rrota është hequr pjesa kur protagonistja hyn në xhami, duke mbetur vetëm një pjesë e xhamisë në formë të shkurtër.
Për dallim nga hera e parë kur ishte publikuar që shihej duke hyrë në xhami, në këtë video të dytë duket vetëm në pak sekonda xhamia. Kjo video promovuese është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe sugjerimet duket se kanë ardhur nga udhëheqja e kryeqytetit. /indeksonline/
{youtube width="660" height="450"}ity_PJFauFY{/youtube}