Ekzekutivi kosovarë ka vendosur të mërkurën t’i ndajë 400 mijë euro për zonat e goditura nga erërat e forta, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj shume do t’i ndahet komunës së Istogut.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë se pjesa më e madhe e kësaj shume do t’i ndahet komunës së Istogut, që vlerësohet se është dëmtuar më së shumti nga erërat e javës së kaluar.
Ndërkohë, sipas Kuçit, do të ketë edhe një vlerësim nga një Komision për të saktësuar dëmet, e që do të udhëhiqet nga Ministria e Pushtetit Lokal./rtk/