Marina amerikane e ka nisur një hetim lidhur me një video që tregon katër trupa të marinës duke urinuar në kufomat e luftëtarëve afganë.
Në një deklaratë, trupa e marinës kanë thënë se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “You Tube”.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se veprimet e portretizuara në video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane. Një zëdhënës i Pentagonit, John Kirbi tha se ajo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze. Është ende e paqartë se kush e ka realizuar videon dhe kush e ka postuar atë në internet. /rel/
{youtube width="660" height="450"}sA0XN974owU{/youtube}