Protesta e VV, arrestohet Albin Kurti

14: 47 – Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar kreu i saj, deputeti Albin Kurti, si dhe aktivisti Salih Zyba. Të arrestuar sipas Vetëvendosjes janë edhe Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli.

14:40 Pas ndërhyrjes më gaz lotësjellës dhe ujë, protestuesit megjithatë janë treguar këmbëngulës, duke u rigrupuar. Tani Policia ka filluar aksionin e dytë të shpërndarjes.

14:20 Pas paralajmërim ndaj protestuesve, Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit. Në këto momente, protestuesit janë shpartalluar, por skaj rrugëve.

14:07 Policia e Kosovës në këto momente u ka dhënë ultimatum 5 minuta protestuesve të Vetëvendosjes për ta liruar rrugën.

13:23 Për ta penguar kalimin e aktivistëve të Vetëvendosjes drejt bllokimit të piëkave kufitare, Policia e Kosovës ka filluar përdorimin e gazit lotësjellës.

Megjithatë, situata ende është në kontroll.

13:14 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po i bënë thirrje Policisë që t’ua lirojë rrugën atyre, në mënyrë që të marshojnë drejt Merdares.

Në ndihmë Policisë tashmë u kanë dalë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

12:32 Policia e Kosovë s nuk po lejon për momentin kalimin e veturave me qytetarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes. Forcat e shumta të policisë po kthejnë mbrapa njerë zittek udhëkryqi i Podujevë s, 4 kilometra larg pikë s kufitare në Merdar.

12:25 Ka nisur mbledhja e aktivistve dhe qytetarëve në dy pikat kufitare në Merdard të Podujevës dhe në Dheun e Bardhë të Kamenicës.

Rrugës për në pikat kufitare ka kontrolle të detajuara për të gjithë nga ana e Policisë së Kosovës. Njësitë e forcave speciale janë mbledhur në të dyja pikat për të sigurar atë se cfarë do të ndodhë . /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat