Pas ultimatumit, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit edhe tek pika kufitare Dheu i Bardhë. Gazetarët e Kosovapressit raportojnë se tashmë policia ka bërë edhe arrestimet e para të disa protestuesve.
Policia ka futur në mes protestuesit, duke ndërhyrë nga ana e pikës kufitare dhe pjesa e cila qëndronte qysh më parë përballë protestuesve.
Fillimisht deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu i është drejtuar masës që të jenë të qetë dhe mos të reagojnë ndaj policëve. Ai u është drejtuar edhe pjesëtarëve të policisë se protestuesit do të jenë të qetë dhe ata nuk kanë arsye që të intervenojnë.
“Ne do të jemi të qenë dhe nuk do të provokojmë Policinë e Kosovës. Ju nuk keni plumba për ne”, u ka thënë ai policëve, njofton kosovapress.
Ndërsa lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, është rrahur nga Policia e Kosovës.
“Deputeti Glauk Konjufca rrahet brutalisht”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
{flvremote width="660" height="450"}http://kosovapress.com/repository/videos/140112_vetevendosje_protesta_dheu_bardh.flv{/flvremote}