Buzhala kërcënon: Mund t’ju paraburgos

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala (PDK) ka qenë shumë i angazhuar ditët e fundit për të komentuar protestën e Vetëvendosjes. E ka kundërshtuar fort me kolumnet e tij të rregullta. Dhe, është aktivizuar në Facebook. Para protestës ka shkuar deri në banalitet përplasja e tij virtuale në Facebook me Fisnik Ismailin e Vetëvendosjes.

Komentet e shumta për këtë nuk e kanë bërë të ndjehet komod Buzhalën. Pas mesnate, duke treguar se është kërcënuar me vdekje në FB, ai ka kërcënuar të njëtit se mund t’i paraburgos duke qenë deputet.

“Gjate gjithe dites sot prej djemeve e çikave te reja ne FB per shkak te qendrimeve te mija politike kam marre "kercenime" me vdekje. Marre duhet me ju ardh. Nese kisha desht - per shkak te pozicionit tim - te gjithe juve qe me keni kercenu se paku ka disa ore paraburgim ju kishin taku. Nuk e bej kete se e di qe jeni joserioz edhe nuk keni pergjegjesi per fjalen e juaj. Cka dua te them eshte se per fjalen e lire, jo vetem te deputeteve, me vdekje denohen njerezit vetem ne Kore Veriore, Iran dhe Kine - ndoshta edhe ne ndonje vend diktatoriale tjeter qe per momentin nuk me kujtohen. Perndryshe, njerezit arrestohen prej policise kur e thejne ligjin edhe ne Angli - kujtojini trazirat ne Londer, edhe ne France - kujtojini trazirat ne Paris. Por jo me vdekje. Naten e mire”, ka shkruar Buzhala në Facebook pas mesnate.  /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat