Sot shënohet 13 vjetori i Masakrës së Reçakut ku u vranë dhe u masakruan mizorisht nga forcat militare dhe paramilitare serbe 45 shqiptarë të pafajshëm.
Të nesërmen, më 16 janar 1999 rreth orës 13:30 minuta në Reçak shkoi ish-shefi i misionit të OSBE-së William Wolker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.
Wolker pasi vizitojë fshatin u ngjit lartë te “Gropa e Bebushit” dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e njerëzve të masakruar dhe në këto momente deklaroi:
“Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu...", kishte thënë një ditë pas masakrës, William Wolker. /dukagjini/